Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Mars 1920, doli në Gjirokastër numri i parë i gazetës “Drita”

Më 27 Mars 1920, në Gjirokastër doli numri i parë i gazetës “Drita”. E drejtonte Veli Harshova. Dilte një herë në javë dhe trajtonte probleme politike dhe shoqërore. Fletorja mbajti qëndrim patriotik dhe demokratik. U shpreh kundër pushtimit italian të Vlorës, kundër ndërhyrjes së shovinistëve fqinj dhe planeve të tyre për copëtimin e Shqipërisë, kundër feudalëve dhe bejlerëve dhe përkrahu Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë e Nolit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version