Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Mars 1927, shfaqje teatrale nga studentët e gjimnazit të Gjirokastrës

Studentët e gjimnazit të Gjirokastrës, më 27 Mars 1927, dhanë në mjediset e konviktit dramën “Fe e kombësi” dhe farsën “Patheli” të përkthyer nga frengjishtja prej Kadri Baboçit. Interpretuan nxënësit Javer Malo, Dhimitër Gorisha, Ahmet Zhiti, Skënder Hajro, etj. Edhe në rolet e komedisë lojtën emra, më pas, të njohur si, Nasho Nathanaili, Ahmet Zhiti, etj. Shfaqja u dha për qëllime bamirësie. 160 frangat e mbledhura, iu shpërndanë të varfërve dhe të uriturve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version