Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Shkurt 1807, lindi poeti amerikan Longfellou

Poeti i madh amerikan Henri Uadsford Longfelou, i cili ka lindur, më 27 Shkurt 1807, ka hyrë në bibliotekat dhe shtëpitë shqiptare, që më 1916, kur Fan Noli përktheu dhe botoi në Boston të Shteteve të Bashkuara poemën “Skënderbeu”.  7 vite më pas Parashqevi Qiriazi pruri në shqip rrëfenjën “Evangjelia” që u botua në vitin 1923. Skënder Luarasi u dha lexuesve shqiptarë kryeveprën e poetit amerikan “Kënga e Hajevathës”. Për ne shqiptarët, interes  të veçantë paraqet poema kushtuar Heroit tonë Kombëtar, e cila është përkthyer prej Fan Nolit dhe botuar e ribotuar disa herë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version