Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

27 Shkurt 1878, andartët grekë dështuan të nxisin trazira në Sarandë

Më 27 Shkurt 1878, banda andartësh grekë të ardhur nga Korfuzi zbarkuan në Lëkurës, në afërsi të Sarandës dhe u përpoqën të nxisnin trazira dhe kryengritje midis popullsisë shqiptare. Me këtë ata synonin, që në çastet e fundit të luftës ruso-tuke, që po zhvillohej në atë kohë, të siguronin diçka nga “plaçka e luftës”. Veprimtari dhe manovra të tilla, që kanë qënë taktika të zakonshme të politikanëve dhe ushtarakëve shovinistë grekë, dëshmojnë se ata nuk heqin dorë kurrë nga planet e tyre antishqiptare. Në të njëjtën kohë shpartallimi i shpejtë i komplotevë të antardëve grekë tregoi se ata do të marrin përgjigjen e merituar sa herë që do të lozin me zjarrin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version