Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Gusht 1939, Senati i Venedikut merr në zotërim Krujën dhe tokat përreth me kërkesë të Helena Topisë

Senati i Venedikut, i mbledhur më 28 Gusht 1393, vendosi që Kruja dhe tokat përreth, që në këtë kohë ishin në zotërimet e Republikës, me kërkesë të qytetarit venedikas Mark Barbarigut dhe bashkëshortes së tij Helena Topisë, e bija e Karl Topisë, të viheshin në administrimin e tyre, me kusht që ata të zbatonin atje legjislacionin venedikas, për çështjet civile e penale dhe të bënin betimin e besnikërisë. Atyre ju jepej gjithashtu nga Venediku, një shpërblim vjetor prej 1000 dukatë flori.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version