Gazetari nga Kosova Bashkim Ramadani, u lind më 28 Gusht 1947. Mësimet e para i mori në vendlindjen e tij, në Ferizaj. Pas diplomimit për filozofi në Universitetin e Prishtinës, punoi redaktor në Radio-Televizionin e Prishtinës. Mbulonte emisione të tilla si “Ditar”, ”Fokus”, “Nën thjerzë”, “Aktualitetet”, “Ora amerikane”, “Për punëtorët tanë jashtë vendit”, “Bujku”, etj. Më pas, punoi redaktor në gazetën “Kosova sot’, drejtoi fletoren “Media Action International” me seli në Gjenevë dhe revistën “SPEK”, në Prishtinë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare