Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Janar 1884, lindi Thanas Floqi, një nga gazetarët e parë shqiptarë

Në Korçë më 28 Janar 1885, lindi Thanas Floqi, një nga juristët dhe gazetarët e parë shqiptarë. U arsimua në Greqi dhe u diplomua në Universitetin e Athinës si jurist. Ai emigroi në ShBA dhe u bë ndër themeluesit e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut” dhe më pas i Federatës Panshqiptare “Vatra”.  Bashkëpunoi me organet e shtypit që botohej në Amerikë, sidomos me gazetën “Kombi”. Në vitin 1908 u kthye në atdhe e punoi si jurist në Korçë, Vlorë etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version