Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Janar 1896, lindi Riza Cerova, Hero i Popullit

Në Cerovë të Skraparit, më 28 Janar 1896 lindi Riza Cerova, “Hero i Popullit”. U arsimua në Selanik dhe Stamboll. Në Janar të vitit 1920, ishte ndër luftëtarët që mbrojti punimet e Kongresit të Lushnjës dhe në Qershor, mori pjesë në epopenë e lavdishme për çlirimin e Tepelenës dhe Vlorës nga pushtuesit italianë. Riza Cerova ishte ndër veprimtarët kryesorë të Revolucionit të Qershorit 1924 dhe përkrahu Qeverinë Demokratike të Nolit. U vra në Mokër në përndjekje me forcat monarkiste gjatë kryengritjes së Fierit në gusht të vitit 1935.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version