Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Janar 1920, mblidhet Kongresi i Lushnjës

Më 28 Janar 1920, në një gjendje shumë të vështirë për Shqipërinë, në Lushnjë, u mblodhën 50 përfaqësues nga të gjithë krahinat e vendit në kuvend që u quajt Kongresi i Lushnjës. Kongresi rrëzoi Qeverinë e Përkohëshme të Durrësit dhe ngarkoi Sulejman Delvinën të formojë qeverinë e re, zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës që përbëhej nga Aqif Pashë Elbasani, Mihal Tërtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi Bej Toptani. Organi, kolegjial prej katër vetësh, që kryente funksionet e kryetarit të shtetit, shënonte formën e ruajtjes të regjimit monarkik.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version