Më 28 Korrik 1866, Jon Gjika, pinjoll i familjes princërore shqiptare, Gjika u emërua kryeministër i Rumanisë. Lindi në vitin 1816, dhe mbajti dy herë postin e kryeministrit të Rumanisë. Jon, apo shqip Gjon Gjika, ka qënë njeri me kulturë të gjërë; është shquar si shkrimtar ekonomist dhe politikan dhe ishte ndër figurat më të spikatura të shekullit të XIX, në Rumani dhe më gjërë. S’ka dyshim se personalitete të tilla, i bëjnë nder edhe kombit që i përkasin dhe shërbejnë si ura miqësie me popujt dhe vendet, ku ata banojnë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Janar 1913, lindi patrioti arbëresh Domenik Mauri
-
13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
-
13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”
-
13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
-
13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili