Në moshën 90 vjeçare, më 28 Maj 1998, u nda nga jeta juristi, përkthyesi dhe pedagogu, Nedin Kokona. U lind në Elbasan, më 1908. Shkollën fillore e mbaroi në Kolegjin Franko-turk të Izmirit. Më pas, ndoqi Liceun Kombëtar të Korçës dhe u diplomua jurist në Elbasan dhe Tiranë. Në prill të vitit 1940, shërbeu prokuror shteti pranë Gjykatës së Tiranës dhe më pas u emërua kryetar i Gjykatës së kryeqytetit. Për punë të mirë, në tetor të vitit 1943, dekretohet si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, detyrë që e vazhdoi deri vjeshtën e vitit 1944. Pas çlirimit u dënua me 10 vjet burgim, u lirua mbas 5 vjetësh, për tu internuar deri në vitin 1960. Më pas, punoi punëtor, përkthyes dhe privatisht dha mësimin e gjuhës frënge.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi