Ahmet Zogu
Më 28 Nëntor 1938, në godinën e radiostacionit të Laprakës, u zhvillua ceremonia e përurimit të Radio-Tiranës. Merrnin pjesë autoritetet më të larta. Vetë mbreti i shqiptarëve, Zogu I, mbajti para mikrofonit fjalimin e rastit. Dëgjuesit i përshëndeti edhe mbretëresha Geraldinë. Studio e vetme transmetuese e radios së parë shqiptare, ishte një dhomë në Bashkinë e Tiranës që shërbente edhe për administratën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”