Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Prill 1900 Ismail Qemali arratiset nga Shqipëria

Më 28 Prill 1900, Ismail Qemali, bashkë me djemtë e tij, u arratis nga Turqia, gjë që bëri bujë të madhe. Patrioti shqiptar, qëndroi në Greqi e më pas në Itali, ku pati takime dhe bisedime me autoritetet e atyre vendeve. Në Napoli, në një intervistë që i dha gazetës së Romës “Tribuna” ai, për herë të parë bëri publike programin e tij kombëtar. Në Bruksel, Ismail Qemali, botoi në revistën e Faik Konicës “Albania” një thirrje drejtuar shqiptarëve. Kështu, filloi rruga e patriotit, që shpuri në ngritjen e flamurit në Vlorë, në nëntor të vitit 1912.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version