Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Prill 1917 u krijua Federata Panshqiptare “Vatra”

Në sallën e kishës shqiptare në Boston, më 28 Prill 1917, nën drejtimin e At Fan Nolit, u krijua Federata Panshqiptare “Vatra”. Në të u bashkuan shoqëritë patriotike të mërgimtarëve shqiptarë “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës”, shoqëria “Kombëtare” dhe “Dallëndyshja”. Mbledhja zgjodhi pleqësinë e përkohëshme, që përbëhej nga Fan Noli, si sekretar, nga organizatorët e degëve të Federatës, Faik Konica dhe Kristo Floqi, mbikqyrësi i gazetës “Dielli”, Paskal Aleksi si dhe nga Elia Tromara dhe Kostë Vasili.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version