Kryengritësit që vepronin në zonën Drenicë-Mitrovicë-Podujevë-Prishtinë, me sulmet kundër ushtrisë turke, gjatë Qershorit të vitit 1912, kishin krijuar një gjëndje shumë të vështirë për pushtuesit. Në betejën, që u zhvillua te ura e Senicës, më 28-29 Qershor, ata shpartalluan dy batalione turke. Operacioni ndëshkimor i ndërmarrë kundër Isa Boletinit, që kishte grumbulluar rreth 1500 kryengritës, nuk dha asnjë rezultat.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare