Doktor Medar Shtylla, luftëtar antizogist dhe antifashist, u lind më 28 Shkurt 1917. Pas diplomimit për veterinari dha një ndihmesë të vyer për organizimin e shërbimit zooteknik dhe veterinar në vendin tonë. Në vitet e pushtimit të vendit nga Italia fashiste u lidh me lëvizjen partizane dhe u aktivizua për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë. Për luftën dhe veprimtarinë e tij, zgjidhet në forumet e larta drejtuese, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, Ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Përkohshme. Mbas çlirimit të vendit dr. Medar Shtylla, emërohet Ministër i Parë i Shëndetësisë, ku dha ndihmesë të madhe për zhvillimin e mjekësisë dhe përgatitjen e mjekëve shqiptarë. Në legjislaturën e katërt të Kuvendit Popullor u zgjodh kryetar i organit legjilativ, post që e mbajti deri ne fund të jetës së tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike