Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Shkurt 1997, u mbajt në ambasadën Çeke ekspozitë ndërkombëtare për fëmijë

Më 28 Shkurt 1997, në Ambasadën Çeke në Tiranë u organizua ceremonia për dorëzimin e çmimeve të Ekspozitës së 24 Ndërkombëtare të Lidicit, pranë Pragës. Siç dihet atje, më 26 Qershor 1942, u masakruan nga xhelatët SS, 192 burra të fshatit si në Borovën tonë martire. Në ekspozitën e përvitshme morën pjesë dhe piktorët e vegjel shqiptarë. 5 prej tyre u nderuan me diploma nderi dhe çmimin “Honorable Mention”, ndërsa mësuesi i rrethit “Gëzim i syrit”, mjeshtri Bashkim Dervishi u nderua me medaljen e artë të ekspozitës, ku morën pjesë artistë të mitur nga 45 vende të botës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version