Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Dhjetor 1924, plagët e betejës shuan Elez Isufin; një jetë me pushkë kundër armiqve

Elez Isufi

Atdhetari dhe udhëheqësi i shquar popullor për mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, Elez Isufi, vdiq nga plagët e marra në betejën e Peshkopisë, për mbrojtjen e Revolucionit të Qershorit, më 29 Dhjetor 1924. Drejtoi luftimet kundër pushtuesve serbë, që në vitin 1912 dhe mbështeti Qeverinë e Vlorës, duke iu kundërvënë veprimeve tradhëtare të Esat Pashë Toptanit. Në Gusht të vitit 1920, udhëhoqi Luftën e Dibrës, kundër pushtuesve serbë dhe ishte ndër organizatorët e lëvizjes së Marsit të vitit 1922, që shpërtheu në Dibër dhe u përhap deri në Tiranë. U plagos në betejën e Peshkopisë, më 16 Dhjetor 1924, kundër forcave zogiste, të përkrahura nga ushtria jugosllave dhe ndërroi jetë pas 13 ditësh.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version