Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Dhjetor 1968, përkujtohet mjeku i shquar Janko Theodhosi

Janko Theodhosi

Sot përkujtohet një nga luftëtarët e vjetër për shëndetin dhe jetën e njeriut. Doktor Janko Theodhosi u lind në Korçë, ku mori mësimet e para. Në Athinë vazhdoi studimet dhe u diplomua për mjekësi. U specializua për patologji në Universitetin e Sorbonës në Francë.  Si një student i shkëlqyer atij iu ofruan shumë vende pune në Paris e Athinë, por zgjodhi atdheun, atje ku kishte më shumë nevojë për punën e tij. Gjatë luftës se dytë botërore shtëpia e tij u kthye në spital ushtarak, ku ai punoi për shumë vite. Edhe në pension nuk e ndërpreu punën derisa mbylli sytë më 29 Dhjetor 1968.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version