Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Gusht 1989, u shua veprimtari i shquar i shkollës dhe arsimit shqiptar, Kolë Koci

Në moshën 87 vjeçare, më 29 Gusht të vitit 1989, në Tiranë, u shua pedagogu dhe veprimtari i shquar i shkollës dhe i arsimit shqiptar, Kolë Koci. U lind dhe u rrit në një familje të thjeshte artizani, në Pogradec. Pas shkollës fillore, në shtator 1918, fillon detyrën e shenjtë të arsimtarit: u mësoi ABC-në fshatarëve të vegjël të Çerravës. Pas 6 vjet mësimdhënie, regjistrohet vetë nxënës i Normales së Elbasanit. Maturanti i ri jep mësim, derisa i krijohet përsëri mundësia për të ndjekur Fakultetin Pedagogjik në Universitetin e Lionit. Diplomohet shkëlqyeshëm, në vitin 1934 dhe emërohet mësues në Gjimnazin e Shkodrës dhe më pas, inspektor arsimi i Qarkut. Po me këtë detyrë, transferohet në prefekturën e Gjirokastrës. Për shumë vite, kryen detyra të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version