Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Janar 1888, u shua piktori Eduart Lir

Më 29 Janar 1888, u nda nga bota e artit, piktori dhe grafisti anglez Eduart Lir, i cili në vitin 1848, ishte në vendin tonë dhe vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën dhe Gjirokstrën. Nga peneli i tij dolën shumë litografi me ngjyra që pasqyrojnë pamje të këtyre qyteteve. Këto vepra i botoi në librin “Ditari i një piktori pejsazhist në Shqipëri”, që pa dritë në Londër, më 1851. Një vit më vonë artisti anglez botoi vëllimin tjetër  “Ditari i një piktori pejsazhist në Kalabrinë e Jugut”, ku ndeshim edhe shumë litografi që pasqyrojnë fshatrat arbëreshë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version