Më 29 Maj 1453, sulltan Mehmeti II, pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri atë kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Rënia e Kostandinopojës e shtoi frikën dhe panikun në Europë. Gjergj Kastrioti, u mundua ta shfrytëzojë gjendjen e krijuar për të siguruar ndihma ushtarake dhe financiare, për përballimin e furisë osmane. Ai dërgoi delegatët e vet në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë. Por më shumë mori premtime. Vetëm Raguza, u aktivizua për krijimin e një koalicioni luftarak midis shqiptarëve, hungarezëve dhe serbëve kundër kërcënimit osman.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare