Më 29 Maj 1912, në Zall të Roboshtesë, në afërsi të Lezhës, midi kryengritësve shqiptarë dhe forcave turke, u zhvillua një përleshje që zgjati 4 orë. Nga pala shqiptare, u vranë 4 veta dhe shumë të tjerë u plagosën, por pushtuesi la në fushë të betejës 20 kufoma dhe shumë të plagosur. Kryengritësit e vazhduan sulmin drejt Lezhës, por si pasojë, e epërsisë numerike dhe në armatim të kundërshtarit, ato u thyen dhe u detyruan të tërhiqen.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Dhjetor 1466, Skënderbeu i ftuar special i Papa Pavli II për Krishtlindje
-
25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze
-
25 Dhjetor 1907, lindi Kristaq Antoniu, artist dhe muzikant me famë
-
25 Dhjetor 1914, pas incidentit të sajuar, Italia zbarkon në Vlorë
-
25 Dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Durrësit