Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Maj 1917, sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së atdhetarit Dom Nikoll Kaçorit

Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së atdhetarit dhe veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare, klerikut Dom Nikoll Kaçorit. Shërbeu 20 vjet në famullinë katolike të Durrësit dhe u lidh herët me lëvizjen kombëtare. U shqua në fushën politike dhe kulturore. Gjatë viteve 1905-1907, drejtoi kryengritjen e Kurbinit në rrethin e Krujës. Ishte pjesëtar aktiv i Kongresit të Manastirit dhe atij të Elbasanit që vendosën për alfabetin dhe shkollën shqipe. Për pjesëmarrjen në kryengritjet antiosmane të viteve 1910-1912, u arrestua dhe u dënua me burgim nga autoritetet pushtuese. Dom Nikoll Kaçori, përfaqësoi Durrësin në Kuvendin e Vlorës, që shpalli mëvehtësinë e Shqipërisë. Kuvendi e zgjodhi nënkryetar të Qeverisë të parë kombëtare, që kryesohej nga Ismail Qemali. Aktivizimi në jetën politike, u kritikua nga hierarkia kishtare dhe ai, në vitin 1914, u detyrua të largohet në Vienë, ku dhe u nda nga jeta, më 29 Maj 1917.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version