Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër

Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini, më 29 Mlars 1913, u nisën me jahtin e Montpensierit nga skela e Vlorës për në Europë. Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën dhe zhvilluan një veprimtari të dendur diplomatike. Synimi tyre ishte sigurimi i kufijve dhe i tërësisë së shtetit shqiptar të porsalindur. Intervista e Ismail Qemalit për qëllimet e udhëtimit u botua në të gjitha gazetat europiane. Në bisedimet dhe takimet që pati delegacioni shqiptar me diplomatët e huaj, u trajtua në mënyrë të veçantë problemi i kufijve veriorë të. Shqipërisë dhe sidomos çështja e Kosovës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version