Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri

Në shpellën e Dragobisë, duke luftuar kundër mercenarëve të Ahmet Zogut, ra heroikisht, më 29 Mars 1925, trimi kosovar Bajram Curri, Hero i Popullit. Për këtë humbje të madhe Faik Konica shkruante në gazetën “Dielli”, që dilte në Boston: “Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarisë”. Dhe më poshtë ai shtonte, “ish liberal në mes të despotismës, patriot në mes të trashësisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut”. Kurse Fan Noli shkroi me këtë rast elegjinë, që mbetet ndër krijimet më të bukura të letërsisë shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version