Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Prill 1332 kryepeshkopi i Tivarit i dërgon relacion Filipit të VII për ngajshmërinë e gjuhës shqipe me atë latine

Ka ardhur deri në ditët tona, një relacion i vitit 1332, që kryepeshkopi i Tivarit Gulielm Adami, i dërgonte Filipit të VII, mbretit të Burgonjës. Në të, ndër të tjera thuhet: Sado që arbëreshët kanë një gjuhë tjetër fare të ndryshme nga ajo latine, megjithatë ata kanë në përdorim si dhe në të gjitha librat shkronjën latine”. Ky dokument i rëndësishëm dëshmon se alfabeti dhe gjuha e shkruar shqipe kanë ekzistuar të paktën që në shekullin XIV. Po kështu, mund të themi, shqiptarët kanë patur në gjuhën amtare librat e tyre përpara vitit 1332.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version