Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Prill 1895 lindi aktori që solli në ekranin tonë “Skënderbeun”, Akaki Harava

Aktori i shquar i skenës dhe i ekranit gjerogjian, Akaki Harava, u lind më 29 Prill 1895. Ai mbetet një nga figurat e shquara të artit kinematografik, që ka realizuar dhjetra figura të vlerësuara nga shikuesit brënda dhe jashtë vendit. Në vitin 1953, aktori i madh u angazhua në filmin e përbashkët shqiptaro-sovjetik kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili është lauruar me çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, për vitin 1954. Atje ai luajti rolin kryesor. Deri më sot, ky mbetet i vetmi film artistik që përjetson Heroin tonë Kombëtar dhe epopenë e madhe, që udhëhoqi ai për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendit, por dhe të civilizimit europian nga dyndjet osmane.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version