Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

29 Prill 1960 u transmetua programi i pare televiziv shqiptar

Më 29 Prill 1960, folësja e parë e Televizionit Shqiptar, Stoli Beli, paraqiti në ekran programin e parë televiziv shqiptar. Kështu e filloi jetën televizioni ynë. Gjithshka transmetohej direkt. Si studio e parë, shërbeu një shtëpi një katëshe me tri dhoma në rrugën “Kont Urani”. Vetëm pas tre vjetësh në Mars të vitit 1963, u dha emisioni i parë i lajmeve. Sot media televizive ka mbuluar gjithë vendin. S’ka qytet që të mos ketë stacionin e tij televiziv. Por djepi mbetet atje, në shtëpinë njëkatëshe të rrugës “Kont Urani”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version