Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Gusht 1745, lindi lëvruesi i gjuhës shqipe Kostandin Berati

Në qytetin e lashtë të Beratit, me 1745, u lind lëvruesi i gjuhës shqipe Kostandin Berati, nxënës i Akademisë së Voskopojës. Ka lënë gjurmë edhe në Gjirokastër. Prej tij, ka mbetur në dorëshkrim, një libër mësimi me 52 faqe. Libri përmban dy fialorth shqip-greqisht, disa përkthime nga ungjilli, lutje, shqipërimin e një vjershe fetare, si dhe një kronikë në gjuhën greke. Puna e Kostandin Beratit, ka rëndësi gjuhësore dhe kulturore dhe shënon përpjekjen e parë, për të futur shqipen në shërbesat fetare dhe në shkollë. Disa shkrime të tij, janë kopjuar edhe nga mësuesi vithkuqar, Kostandin Capi. Në dorëshkrimin e Kostandin Beratit, figuron edhe një alfabet i veçantë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version