Në Shkodër, më 3 Gusht 1859, u lind inxhinjeri, poeti dhe patrioti Filip Shiroka. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe pjesëmarrjen në ngjarjen e viteve 1878-1881, u detyrua të mërgojë jashtë vendit. Fillimisht jetoi dhe punoi në 6gjipt, e më pas, në Liban, ku u shqua si inxhinjer i talentuar i hekurudhave. Në Atdhe, Filip Shiroka u bë i njohur me krijimtarinë poetike dhe gazetareske. Shumica e veprave letrare të tij, janë përfshirë në vëllimin “Zani i zemrës”, që doli nga shtypi në vitin 1935, kur autori erdhi për herë të fundit në Shqipëri. Krijimtaria e Filip Shirokës, shquhet për vetëdijen dhe krenarinë kombëtare, për ndjenjat e holla, të shprehura me një gjuhë të ëmbël dhe të pastër.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare