Ne Los Anxhelos të Amerikës, më 3 Gusht 1982, u krijua orkestra “Drita” (Albanian Folk Orchetra). Ajo përbëhet nga muzikantë amerikanë, që luajnë muzikë popullore shqiptare në SHBA. U krijua me nismën e Jan Fice, i cili që nga viti 1968, e ka vizituar më shumë se 30 herë vendin tonë, duke mbledhur dhe regjistruar pjesë të krijimtarisë popullore shqiptare. Orkestra ka dhënë koncerte të shumta në San Françisko, Nju Jork, Los Anxhelos, Çikago e gjetkë. Ajo ka nxjerrë edhe CD-në e parë, me 20 këngë e melodi popullore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate