Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Maj 1877, u formua Komiteti i Janinës

Nën kryesinë e Abdyl Frashërit, më 3 Maj 1877, u formua Komiteti i Janinës, organ kombëtar shqiptar, për të përballuar pasojat negative të Krizës Lindore për vendin tonë. Komiteti i paraqiti një memorandum qeverisë së Stambollit, ku kërkonte bashkimin e të gjitha krahinave të banuara prej shqiptarëve në një vilajet të vetëm me një administratë me nënpunës shqiptarë, me shkolla dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Paralelisht, ai shtroi nevojën e një kryengritje të armatosur, për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version