Mbreti Zogu I, dekretoi më 3 Maj 1930, Ligjin mbi Reformën Agrare. Bashkë me të u shpall moratoriumi apo shtytja e afatit, për pagimin e borxheve të marra deri atëherë nga fshatarët, si dhe dekretimi për krijimin e “Bankës Bujqësare të Shtetit”. Qëllimi ishte futja e marrëdhënieve të reja kapitaliste në fshat. Por reforma agrare u zbatua vetëm, në një masë të parëndësishme të sipërfaqes bujqësore. Ajo preku rreth 8110 hektar tokë, prej të cilave 3412, u morën nga çifligjet shtetërore dhe 4698 hektar nga çifligjet private. Këto toka ju dhanë 1888 familjeve të muhaxhirëve kosovarë, të dëbuar nga trojet e tyre. Pas vitit 1935, reforma agrare u la fare në haresë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi