Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Mars 1803, lindi Aleksandër Dekamps, autori i pikturës famoze “Valltarët Shqiptarë”

Më 1835, doli në publik tablloja “Valltarët Shqipatrë” që tashmë ka hyrë në thesarin e kulturës botërore. Ajo është një nga veprat më të bukura me temë shqiptare, që kanë dalë nga penelet e njohura botërore, siç ishte piktori francez Aleksandër Dekamps, të cilit sot i festohet ditëlindja. “Valltarët shqiptarë”, është punuar me ngjyra vaji dhe është 76 centimetra me 124 centimetra. Në fillim kjo tablo, ishte pronë e një koleksionisti privat. Në vitin 1960, u ble në Paris për muzeun e Brestit, ku ruhet edhe sot. Vepra, është botuar në katalogun “Romantizmi në pikturën franceze”. Në vitet 1974-1975, u ekspozua në Muzeun e Luvrit dhe në disa muzeume jashtë Francës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version