Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Prill 1937, albanologu austriak Henri Shats nisi një ekspeditë studimore në alpet shqiptare

Në malësitë e veriut të Shqipërisë, më 3 Prill 1937, filloi një vizitë pune albanologu Henri Shats, profesor i Universitetit të Insbrukut të Austrisë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Kjo ishte vizita e tretë e albanologut austriak. Mbas udhëtimeve të tij, në vitin 1930 dhe 1931, ai botoi librin “Një udhëtim në malet e Shqipërisë së Veriut” (Eine Bergfahrt in das nord albanische Gebirge). Në fund të udhëtimit, albanologu mbajti në kinema “Nacional”, një konferencë shkencore të ilustruar me pamjet e Alpeve të Veriut, kullave dhe banorëve të tyre.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version