Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Qershor 1917, Vatra shpall 3 Qershorin si “Ditën e shpëtimit të Shqipërisë”

Organizata patriotike “Vatra”, e krijuar nga mërgimtarët shqiptarë në SHBA, më 3 Qershor 1917, e shpalli 3 Qershorin, “Ditën e shpëtimit të Shqipërisë”. Komisioni i krijuar me këtë rast, u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të ndihmonin për mbledhjen e fondit prej 40 mijë dollarë, për shpëtimin e Atdheut. Fondi do të përdorej për organizimin e propagandës dhe veprimtarive, për mbrojtjen dhe popullarizimin e çështjes sonë kombëtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version