Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

3 Shkurt 1940, u shua kompozitori i Rilindjes Martin Gjoka

Kompozitori i periudhës së Rilindjes Martin Gjoka, u nda nga jeta më 3 Shkurt 1940. Ai u lind në Tivar më 1890, por u rrit dhe krijoi në qytetin e lashtë të Teutës. Në Shkodër punoi si mësues dhe muzikant. Mbledhës i apasionuar i këngëve dhe melodive popullore të veriut, i shfrytëzoi ato si bazë për krijimet e veta e për formimin e stilit të tij të veçantë. Ngjyrat e këtij thesari të lashtë që populli e trashëgoi e ruajnë kompozimet “Rapsodia Shqiptare”, “Një vjollcë shkodrane”, “Dy lule mbi varr të Skënderbeut”. Njëherësh ai ishte edhe organizator i veprimtarive muzikore. Ai ngriti dhe drejtoi orkestrën frymore “Illyrikum”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version