Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Gusht 1930, miratohet Rregullorja mbi Aplikimin e Reformës Agrare

Më 30 Gusht 1930, u miratua Rregullorja mbi Aplikimin e Reformës Agrare. Reforma sipas Rregullores nuk prekte pronat nën 40 hektar dhe kullotat nën 20 hektar. Bujqit që përfitonin toka, nuk mund të merrnin më shumë se 5 hektar, pavarësisht nga numëri i anëtarëve të familjes. Fitimi i pronësisë mbi token, bëhej vetëm me shpërblim dhe një hektar kushtonte 20 franga ari.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version