Me rastin e 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, më 30 Gusht 1938, në kinema “Nacional”, u zhvillua Festivali Artistik. Atë mbrëmje, luajti orkestra “Bashkimi Elbasanas”, nën drejtimin e Baki Kongolit, pedagog në Shkollën Normale të Elbasanit. Para publikut të zgjedhur, u prezantua me programin e tij të pasur edhe Kori i Institutit “Nana Mbretneshë”, nën drejtimin e pedagoges Jorgjie Filçe (Truja). Shoqëronin në piano, Emilia Tsali, studente e Konservatorit të Selanikut dhe Antoneta Andrea. Festivali u ndoq nga të gjitha familjet, që kishin radio, sepse ai u transmetua nga Radiostacioni i Laprakës. Kjo ishte prova e dytë, që bëri Radio-Tirana para përurimit të saj, më 28 nëntor 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Janar 1862, lindi Zef De Rada, biri i Arbëreshit të madh
-
31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor memorandumi “Kërkimet e Shqiptarëve”
-
31 Janar 1920, u miratua “Statuti i Lushnjës” ose Kushtetuta e parë Shqiptare
-
31 Janar 1925, u shpall Republika Shqiptare dhe Zogu President
-
31 Janar 1924, doli numri i parë i revistës “Reforma”