Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Janar 1880, u shua Zef Jubani, ideolog i Rilindjes Kombëtare

Më 30 Janar 1880, vdiq Zef Jubani, veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Shkodër në vitin 1818. Studimet e mesme tregëtare i kreu në Maltë. Më 1862 organizoi lëvizjen antiosmane në Mirditë. Zef Jubani është një ndër mbledhësit dhe studiuesit e parë të folklorit tonë të lashtë dhe origjinal. Më 1871,  botoi vëllimin “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” ku përfshihen edhe studimet e tij, “Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut”, “Kundromë mbi gjendjen morale dhe mbi kulturën intelektuale të popullit shqiptar”. Penës së tij i përket edhe vepra “ Projekt lundrimi me avullnore italiane në Adriatik, Tregëtia e Venedikut me Shqipërinë”. Kurse në dorëshkrim ka lënë “Historia e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastriotit”. Ai njihet si krijues i një alfabeti me shkronja latine, hartues i një gramatike të shqipes, luftëtar për një gjuhë letrare të njehësuar shqipe, për një shkollë kombëtare dhe laike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version