Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Janar 1926, lindi kompozitori Tish Daija

Në një familje artizanësh të dëgjuar por edhe muzikantësh të apasionuar, më 30 Janar 1926, lindi Tish Daija, kompozitori dhe veprimtari me fizionomi thellësisht kombëtare. Që në fëmijëri, u mor me muzikë dhe u diplomua për kompozim në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Kur ishte vetëm 13 vjeç kompozoi këngët e para “Çikë mori çikë”, “Nal bre vashë”, “Me lule t’ bukra”, “Sylarushe”, që këndohen edhe sot. Por ai njihet edhe si krijues i baletit “Halili dhe Hajrija”, “Bijtë e peshkatarit”, që u bënë gurët e parë themeltarë të baletit kombëtar shqiptar, autor i veprave “Pranvera”, “Vjosa”; të operetave “Lejlaja” dhe “Vjeshta e artë”. Në trashëgiminë artistike të Tish Daisë hyjnë edhe 1000 këngë por do të ishte i mangët kontributi i tij pa rolin që ka luajtur në “Ansamblin e Këngëve dhe Valleve”. Baleti “Halili dhe Hajrija” është luajtur mbi 200 herë duke përfshirë edhe skenat e Francës, Italisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Tish Daija ka marrë pjesë aktive në të gjitha festivalet e këngës në Radio-Televizion dhe ka fituar 10 çmime në festivalet e këngës për fëmijë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version