Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Janar 1944, lindi Jani Gusho, agronom dhe gazetar

Më 30 Janar 1944, në Fier u lind agronomi dhe gazetari Jani Gusho. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në vendlindje. Më pas vazhdoi teknikumin bujqësor të Kavajës dhe u diplomua për agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Ka kryer kurse njëvjeçare për ekonomi dhe gazetari. Më 1976 emërohet redaktor për bujqësinë në gazetën “Zëri i Popullit”. Gjatë viteve 1983-1992 ka lënë gjurmë në gazetën “Dita informacion”, në Drejtorinë e Informacionit Agroushqimor, më Buletinin e Shkencave Bujqësore dhe gazetën “Vëllazëria”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version