30 Korrik 1481, Gjon Kastrioti II njihet nga kryengritësit shqiptarë si udhëheqës i pjesës jugore të Durrësit

Me kërkesën e përsëritur të kryengritësve shqiptarë, Gjon Kastrioti II, djali dhe trashigimtari i Gjergj Kastritoti Skënderbeu, më 30 Korrik 1481, i shoqëruar prej disa kapedanëve dhe pak ushtarëve të tij, bashkë me armët dhe 4 galera, zbarkoi në jug të Durrësit dhe u njoh nga krvengritesit shqiptarë, si udhëheqës dhe princ i tyre. Me ardhjen e tij, kryengritja u përhap edhe më tepër. Në përpjekjen e parë më turqit, që u zhvillua midis Vlorës dhe Durrësit, Gjon Kastrioti II, u thye keq dhe ishte gati të kthehej në Itali. Por krvengritësit, nuk e lejuan dhe bashkë korrën disa fitore, kundër pushtuesve osmanë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply