Trupa e Teatrit Popullor, arriti një sukses të merituar, me premjerën e tragjedisë shekspiriane “Mbreti Lir”, që u dha më 30 Korrik 1965. U vu në skenë me regji të Pandi Stillut. Në rolet kryesore interpretuan artistët e mirënjohur, Pjetër Gjoka, Naim Frashëri, Loro Kovaçi, Luan Qerimi, Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare