Në kryeqytetin francez Paris, më 30 Mars 1795, u hap Shkolla e Gjuhëve dhe e Qytetërimeve Orientale. Duke filluar nga viti 1907, atje filloi të mësohet e studiohet edhe gjuha jonë e cila përfshihej në Departamentin e gjuhëve të Europës Qëndrore dhe Lindore. Studimi i gjuhës shqipe në këtë institucion të lartë arsimor vazhdon edhe sot. Atje nuk ndiqet vetëm gramatika dhe leksiku i gjuhës shqipe por studiohet edhe letërsia, historia, etnografia e Shqipërisë. Nga kjo shkollë kanë dalë shumë albanologë dhe miq të vendit tonë që kanë shkruar dhe botuar vepra e studime kushtuar Shqipërisë, që kanë përkthyer libra dhe e kanë bërë të njohur vendin tonë në botën frankofone.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare