Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Nëntor 1468, lindi Marin Biçikemi/Shkodrani, rektor i “Shkollës Letrare” në Itali

Shkodra

Humanisti shqiptar, historiani dhe pedagogu Marin Biçikemi, i mbiquajtur “Shkodrani” , u lind në vitin 1468. Pas pushtimit të Shkodrës nga osmanët, u vendos në Ulqin dhe më pas në Breshia të Italisë. Për bagazhin e madh kulturor me ftesë të Raguzës, shërbeu rektor në “Shkollën letrare”, për katër vjet. Karrierën pedagogjike e vazhdoi në Breshia dhe më pas, në  Shkollën Shqiptare të Venedikut. Gjatë viteve, 1519-1526, dha leksione në Universitetin e Padovës, në Itali. Ka lënë vepra dhe tekste mësimore të shumta në latinisht. Trashëgimia kulturore e pasur e Biçikemit e prezanton atë , si një rilindas të madh të Europës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version