Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

30 Nëntor 1730, u themelua Seminari Arbëresh i Palermos

Gjergj Guxeta

Në Horën e Arbëreshëve afër Palermos, më 30 Nëntor 1730, u themelua Seminari Arbëresh i Palermos. Ishte qëndër e rëndësishme arsimi, edukimi dhe kulture, vatër e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Themelues i saj ishte patrioti Gjergj Guxeta, kurse rektor i parë, për 10 vjet rrjesht, shërbeu Pjetër Andrea nga Himara. Seminari u bë vatër e kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar, ku u formuan një varg intelektualësh arbëreshë, shkrimtarë e poetë të shquar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version