Irena Papa
Në Selanik të Greqisë përfundoi, Festivali i 38 Ndërkombëtar i Filmit. Irena Papa, artiste e madhe greke me prejardhje shqiptare, mori për të tretën herë çmimin e madh të Festivalit, që ishte “Çmimi i artë i Aleksandrit”. Aktorja u vlerësua si interpretuesja më e mirë e roleve femërore të krijuara në kinematografi, nga dramaturgjia klasike greke. Ndër rolet e luajtura prej saj, spikasin figurat e Elektrës, Kleopatrës, e deri tek ajo e Laskalina Bubulinës, luftëtares së madhe shqiptare të lirisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare