Sipas informacionit që mban datën, 30 Qershor 1920, Kryqi i Kuq Amerikan, kishte ngritur në Shkodër spitalin me 135 shtretër, me dy pavione për gra, dy dhoma të vogla për mjekime pas operacioneve, një pavion privat dhe një ndarje, ku pranoheshin 1800 deri 2500 pacientë. Pranë spitalit, vepronin edhe tri klinika: e fëmijëve, e grave dhe një sanatorium. Në të njëjtën kohë, dispanseria në Shkodër, mjekonte 3500-4000 të sëmurë në muaj, kryesisht nga malarja dhe tuberkulozi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Mars 1750, u themelua në Voskopojë “Akademia e re”, shkollë e mesme shumë e përparuar
-
9 Mars 1907, lindi në Shkodër piktori Zef Kolombi
-
9 Mars 1923, doli në Tiranë numri i parë i gazetës “Rrufeja”
-
9 Mars 1927, u formua shoqëria tregtare SITA me një kapital shqiptar prej 1 milion franga ari
-
9 Mars 1937, në shtypin shqiptar kërkohej censurimi i filmave me kauboj